Kryetari Aliu priti në takim krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur të martën në takim krerët e Organizatës së Vetranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Ferizaj, kryetarin Afrim Mehmeti dhe nënkryetarin Luan Jahiri.

Në takim është diskutuar mbi bashkëpunimet dhe nismat e ardhshme institucionale.

Krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Ferizaj e cilësuan takimin dhe Diskutimet mjaft të frytshme lidhur me bashkëpunimet dhe iniciativat e ardhshme në shërbim të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe të vlerave të luftës sonë çlirimtare, duke falënderuar kryetarin Aliu për përkrahjen e vazhdueshme ndaj kësaj kategorie.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …