Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu akuzon KQZ-në dhe diplomacinë për favorizim të Vetëvendosjes

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar KQZ-në, dhe diplomacinë ke vendit  se janë vënë në shërbim të votave për Vetëvendosjen. Ajo ka deklaruar se misionet diplomatike janë të mbushura me militantë partiakë, të cilët, kanë si detyrë sigurimin e votave për kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Tani po bëhet e qartë se ankesat e mërgimtarëve për pengesa në regjistrimin si votues nëpër misionet tona diplomatike jashtë vendit janë të vërteta, ka shkruar ajo. Ganimete  Musliut, deklaron se shteti është i kapur në të gjitha nivelet dhe është në rrugë për instalimin  një diktature. Ajo ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të hetojnë këtë çështje, duke theksuar se diaspora nuk i përket një partie të vetme.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …