leoni

Bisedë në studion e TV-Diellit me ish të burgosurin politik, veprimtarin, shkrimtarin, luftëtarin e lirisë, Bedri Halimi

Bedri Halimi: Ahmet Qeriqit – me rastin e largimit nga kjo botë

ATO QË VEPROVE JANË PEMË BRENDA NJERIUT
Ahmet Qeriqit – me rastin e largimit nga kjo botë
Jeta jote kishte fshirë çdo artificialitet
Asnjëherë s’pushove duke kënduar himnin tënd
Dhe su lejove mbretërve të zbaviteshin me ty
Ruajte fushën e nderit- pavarësisht stinës çfarë mode kërkonte
Ti shpesh e kujtoje gjendjen në të shkuarën
Në shpirtin tënd imagjinoje triumfin e njerëzores
E dije pastërtinë për tokën për të cilën flijove çdo gjë
E mes njerëzve je i pranishëm prore ti
Lamtumirë i the trishtimit të kësaj bote
Ku pranverat nuk janë njësoj
Ditët negative i zëvendësoje me fjalë të reja
E gurit që nuk lëviz të mos i ndërrohet emri
Se pranove frikën në vend të dashurisë
Me monolog të brendshëm i zbusje dhembjet
Ato që shkrove janë pemë brenda Njeriut
Përulemi për zemrën e veprimin tënd
Ti ishe shembull i njeriut zemërbardhë
Që para agimit ishe kudo në atdhe
Ti kurrë nuk fole për vetën, lodhjen, merzinë…
E Syve që tallen përherë do t’ua tregon rrugën

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …