KF UV Malisheva nisi përgatitjen për sezonin e parë të saj futbollistik

Klubi i Futbollit “ Ujëvara Malishevë” , i ka filluar përgatitjet për sezonin e parë të saj futbollistik. Pasi, paraprakisht i përfunduan të gjitha procedurat e regjistrimit dhe pranimit në Federatën e Futbollit të Kosovës, KF Malisheva nga vjeshta e këtij viti, për herë të parë do të startoj me lojëra në kuadër të ligës e dytë të Kosovës.

Ky është një moment historik në sportin e Komunës së Malishevës, pasi deri më sot i ka munguar ekipi i futbollit të madh, edhe pse në vazhdimësi ka pasur shkollë futbolli, ndërsa talent tanë janë detyruara ti ndjekin klubet tjera, përderisa futbollistët nga Malisheva, luajnë edhe në ligat e ndryshme në Evropë.

Fillimin e stërvitjeve e kanë përcjellë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, të cilët ju kanë uruar suksese duke iu premtuar edhe mbështetjen e Komunës.

KF “UV Malisheva”, do të garoj në ligën e dytë, dhe nga formimi në këtë vit, është kompletuar me futbollist të rinj, kurse trajneri i ekipit është Skënder Ulluri. Në themelimin e klubit nuk kanë munguar as donatorët, e sidomos nga bashkatdhetarët tanë, duke veçuar këtu kontributin e jashtëzakonshëm të Afrim Bytyçit, i cili është edhe kryetar i klubit. Drejtor sportiv i klubit është zgjedhur Kastriot Kafexholli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …