John Bolton

Bolton reagoi ndaj deklaratës së Donald Trump Jr: Ai nuk përfaqëson politikat e SHBA-së

Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton, ka reaguar ndaj deklaratës së Donald Trump Jr., djalit të ish-presidentit Donald Trump, lidhur me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Trump Jr. kishte sugjeruar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, e udhëhequr nga ish-presidenti Bill Clinton, ishte një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga skandali me Monica Lewinsky. Bolton e kundërshtoi këtë pikëpamje dhe theksoi se Trump Jr. nuk është zgjedhur nga askush për të përfaqësuar SHBA-në dhe se deklaratat e tij mund të lidhen me investimet e familjes Trump në Serbi. Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Bolton theksoi se është e mundur që të arrihet një marrëveshje mes palëve, duke theksuar se kjo është në interesin e të gjithëve në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Pas vendimit në Hagë, kërkohen hapa konkretë ndërsa kriza institucionale vazhdon

Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, në skenën politike në Kosovë janë shtuar …