BIK

BIK-u ka mohuar akuzat për keqpërdorim të fondeve

Bashkësia Islame e Kosovës ka mohuar akuzat për keqpërdorim të fondeve si dhe ka paralajmëruar ndërmarrje të masave ligjore kundër ish arkëtarit, Bahri Rexha, i cili kohë më parë kishte alarmuar për keqpërdorim fondesh. Përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Bahri Sejdiu ka theksuar se pretendimet e tilla janë të pabaza. “Në cilësinë e përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndiejmë për obligim qe përmes këtij komunikimi publik të sqarojmë për besimtarët dhe opinionin e gjerë lidhur me pretendimet e fundit të shprehura nga ish-arkëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame tê Prishtinës, z. Bahri Rexha, në një platformë mediatike. Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, vlerëson se deklaratat e ish-anëtarit, Bahri Rexha, kanë për qellim cenimin e imazhit dhe integritetit te institucionit tonë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe te bekuar Ramazani” thuhet më tutje në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …