Pas paralajmërimeve për shtrenjtim të rrymës, paralajmërohet për shtrenjtim të qumështit dhe produkteve të tij

Pas paralajmërimeve për shtrenjtim të rrymës, paralajmërohet për shtrenjtim të qumështit dhe produkteve të tij. Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës i ka kërkuar Qeverisë që të ndërhyjë për ta ndaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike pasi kjo rritje e çmimit do të ndikoj edhe në shtrenjtimin e qumështit dhe produkteve të tij. Nga Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës kanë thënë se pavarësisht përpjekjeve që po bëjnë për të mos rritur çmimin, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, do të ketë edhe rritje të çmimit të qumështit dhe produkteve të tij. “Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur një paqe sociale për konsumatorët në Kosovë, nëse çmimi i energjisë rritet, do të detyrohemi të veprojmë. Shpresojmë në mirëkuptimin e klientëve tanë”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …