Cahit Irican, falënderon kontingjentin zviceran për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar

Zëvendëskomandanti i KFOR -it, Cahit Irican, kryesoi Paradën e Medaljeve zvicerane, ku mori pjesë edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, në Shtabin e KFOR-it, në “Camp Film City” në Prishtinë. Gjatë ceremonisë, Irican falënderoi kontingjentin zviceran për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë misionit të KFOR-it. Ai theksoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …