Vazhdon gjykimi ndaj liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi merr pjesë në seancë

Në Hagë, po vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Së bashku me të akuzuarit e tjerë, edhe Thaçi është prezent në sallën e gjyqit për të ndjekur dëshminë e dëshmitarit 124-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton “Betimi për Drejtësi”. Kryetari i trupit gjykues Charles Smith III dha urdhër për pranimin e audio-incizimeve të deklaratave të dëshmitarit 04264. Sipas tij, në kërkesën e ZPS-së, nuk ishte përgjigjur mbrojtja. Disa parashtrime të ekipit mbrojtës të Thaçit, u kalua në seancë private për publikun. Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për gjoja krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …