Kryetari Aliu po merr pjesë në Sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu po merr pjesë në Sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës që është duke u mbajtur në Strasburg të Francës.

Në postimin e tij në facebook, Aliu ka shkruar:

Në Strasbourg bashkë me delegacionin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në përfaqësim të Republikës së Kosovës në Sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Ky forum evropian i rëndësisë së veçantë, që në fokus ka diskutimin mbi tema të shumta të demokracisë e kompetencave lokale, përfshin në sesion e saj në debatin tematik edhe delegacionin e pushtetit lokal të Kosovës në diskutimin për mbrojtjen e mjedisit si dhe atë për burimet ujore, drejt një qeverisjeje më të mirë lokale dhe rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …