Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Demarkacioni do të zhbëhet nga reagimi i qytetarëve

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka shfaqur bindjen e tij se demarkacioni do të zhbëhet nga reagimi i qytetarëve dhe protestat. Ai ka përkujtuar se po të mos kishte angazhim të opozitës dhe qytetarëve ndaj kësaj marrëveshje, demarkacioni do të ratifikohej në Kuvend në shtatorin e vitit që lam pas. Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka ftuar dy partitë tjera opozitare, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën që t’i bashkohen lëvizjes Vetëvendosje në organizimin e protestave për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …