Brickos

Sëmundja Gungore e Lëkurës së Gjedhit shqetësuese për fermerët e komunës së Deçanit, formohet Shtabi Emergjent

Për shkak të gjendjes alarmante të përhapjes së sëmundjes Gungore të lëkurës së gjedhit, Drejtoria Komunale për Bujqësi ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm më kryetarin e Komunës, z. Rasim Selmanaj.

Me këtë rast është diskutuar lidhur më shqetësimin e banorëve të komunës së Deçanit për shfaqjen e sëmundjes “Gungore të Lëkurës së Gjedhit”, sëmundje kjo e cila ka filluar të shfaqet tash e dy javë në komunë tonë.

Zonat e prekura janë: Deçani, Lluka e Epërme, Lumbardhi, Baballoqi, Vranoci i Vogël, Gllogjani  dhe Bjeshka e Strellcit.

Me rekomandim të kryetarit të komunës u formua shtabi emergjent për menaxhimin e kësaj situate dhe zbatimin e masave të dalura nga vendimi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës.

Detyrat e këtij shtabi emergjent të krijuar sot janë:

  1. Të vaksinohen të gjitha gjedhet në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit të cilat nuk janë të prekura në bashkëpunim më Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës
  2. Sigurimi i vaksinave të behët nga Agresioni i Ushqimit dhe Veterinës sa më par që të jetë e mundur
  3. Dezinfektimi dhe dezinsektimi i të gjitha fermave nga zonat e prekura dhe ato të cilat nuk janë prekur deri më tani
  4. Ndalimi i përkohshëm i lëvizjes dhe shitjes së kafshëve
  5. Përcaktimi i zonave të mbrojtura
  6. Përcaktimi i lokacionit për groposjen e kafshëve të ngordhura nga kjo sëmundje

Nga ky komision kërkohet që fermerët që kanë shqetësime të lajmërohen tek shtabi emergjent apo edhe tek drejtoria e Bujqësisë në komunë e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë …