Pensionohet Asllan Fana, drejtor i shkollës në Sllatinë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe zyrtarë të tjerë komunal kanë pritur të premtën në takim drejtorin e deritanishëm të Shkollës Fillore të Mesme të  Ulët (SHFMU) “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme, z.Asllan Fana. Me këtë rast ata i kanë uruar atij pensionimin si dhe kanë falënderuar për kontributin e tij shumëvjeçar të dhënë në fushën e arsimit. Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje. Ndërkaq falënderues për komunën dhe kryetarin Haliti ishte edhe vete drejtori në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …