Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitares

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, mbron kolegun nga LDK-ja, Shpejtim Bulliqi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar kundër deklaratës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për zërat brenda kësaj partie, të cilët janë duke u deklaruar kundër demarkacionit, siç është rasti i deputetit Shpejtim Bulliqit. Ajo ka thënë se deputeti Bulliqi dhe shumica e deputetëve janë duke e kryer punën morale dhe profesionale në raport me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Reagim i LDK-së, për deputetin Bulliqi, më të vërtetë është shqetësues për  faktin se kur një deputet i zgjedhur me votën e lirë quhet zëdhënës i një subjekti politik. Duke u munduar të dezinformojnë opinionin partia që qeverisë tani është vërsulur në sulm kundër deputetëve kundërshtues me lloj-lloj fryrjesh, për ketë subjekt deputet është vetëm ai që ju rrinë gatitur shefave. Populli na ka zgjedhur e ne ju përgjigjem popullit. Deputeti Bulliqi dhe shumica e deputetëve janë duke e kryer punën morale dhe profesionale, e ju që i shkaktuat këto tema do mbeteni përjetësisht të humbur dhe të ulët në memorien e këtij populli”, ka shkruar deputetja, Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …