Frank Shkreli: Një mbështetje historike ndërkombëtare ndaj lirisë së fjalës

Frank Shkreli: Rivaliteti historik midis Rusisë dhe Turqisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të mbetet

Këtë javë u takuan në Shën Petersburg – kryeqyteti i carëve të Rusisë — Presidenti rus Vladimir V. Putin dhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan për të biseduar mbi përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve, si dhe mbi gjendjen në Siri, ku të dy vendet luajnë rol kyç në atë konflikt.  Duke marrë para sysh se deri këtë javë marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës konsideroheshin si tepër të acaruara, si rrjedhim, ky takim u cilësua nga media dhe analistët ndërkombëtarë si një takim i papritur që habiti të gjithë, për kohën në të cilën u mbajtë, menjëherë pas grusht-shtetit të dështuar në Turqi.   Por, megjithëkëtë ishte një takim që sipas presidentit rus Putin, “kishte një rëndësi të veçantë për fatin e marrëdhënieve ruso-turke”, ndërkohë që megjithë armiqësitë e deritanishme midis tyre, gjatë një konferencë me shtypin ai iu referuar vazhdimisht Erdoganit si, “mik i dashur”.  Ndërsa udhëheqësi turk u shpreh se takimi në Shën Petersburg me presidentin Putin do të forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe politike, ndërkohë që të dy u zotuan se janë gati të rivendosin të ashtuquajturin “boshtin e miqësisë” midis dy vendeve të tyre.

Ky takim u mbajt gjithashtu në një kohë kur marrëdhëniet e Moskës dhe të Ankarasë me vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se janë keqësuar në mënyrë të dukshme.  Aneksimi i Krimesë nga Rusia ka shkaktuar më heret venjen e sanksioneve kundër Moskës nga vendet perëndimore, ndërkohë që në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe ushtarake në Turqi nuk kanë munguar kritikat e udhëheqësve perëndimorë ndaj burgosjes dhe spastrimit në masë të dhjetëra mijëra ushtarakëve, zyrtarëve civilë dhe gazetarëve turq, si rrjedhim i grusht shtetit të dështuar në atë vend.  Nga ana e tij, presidenti Erdogan ka kritikuar reagimin e vendeve perëndimore ndaj përpjekjeve për grusht-shtet në Turqi.  Të dy vendet, Rusia dhe Turqia, për shkak të politikave të tyre autoritare, sipas analistëve, janë të izoluara në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Por kur diktatorët — për arsye të politikave të tyre të brendshme dhe ndërkombëtare — e ndjejnë veten të izoluar sidomos në fushën diplomatike, me gjithë kundërshtimet dhe armiqësitë midis tyre, ata gjejnë mënyra dhe përpiqen t’i tregojnë botës së në të vërtetë nuk janë të izoluar – se ata kanë njëri tjetrin dhe kanë mbështetjen e njëri tjetrit.  Si të tillë, ata nuk çajnë fortë kokën ndaj kritikave që mund tu bëhen nga jashtë politikave të tyre të brendshme ose të jashtme, as për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe as për shtypjen e lirisë së fjalës dhe të medias.

Ky është edhe vlerësimi i takimit Putin-Erdogan të martën, nga shumë analistë ndërkombëtarë.  Ata thonë se të dy këta udhëheqës kanë shumë gjëra të përbashkëta – mbi të gjitha, mënyrën autoritare të qeverisjes, ndërkohë që të dy këta nuk kanë fshehur aspak admirimin, ndjenjat dhe ambiciet nacionaliste dhe imperialiste për historinë e kaluar të vendeve të tyre. Nuk është sekret se bazuar në politikat e ndjekura gjatë disa viteve të kaluara, Putini dhe Erdogani dëshirojnë të rivendosin atë që ata e konsiderojnë si “madhështinë” e së kaluarës historike të kombeve të veta, në kurriz të kombeve të tjera dhe kundër vullnetit të tyre: Putini dëshiron të rivendosë influencën ruse mbi ish-vendet e orbitit komunist sovjetik, ndërsa Erdogani synon përhapjen e influencës fetare, kulturore dhe ekonomike të Turqisë në rajonet që dikur ishin të pushtuara nga perandoria osmane, në përpjekje për të ringjallur perandorinë osmane.

Por, ëndërrat e Putinit për të rikapur influencën e perandorisë komuniste sovjetike dhe ambiciet e Erdoganit për të ripushtuar ekonomikisht dhe fetarisht pjesë të Europës lindore që dikur sundoheshin nga perandoria osmane — përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën — shikohen si shënja tepër shqetësuese nga politika perëndimore.   Konsiderohet se Turqia nën udhëheqjen e presidentit Erdogan dhe Rusia e Putinit po shkojnë drejtë krijimit të regjimeve gjithnjë e më autoritare mbrenda vendit po se po, por edhe në relacion me vendet e tjera të rajonit, gjë që kërcënon paqën dhe sigurinë rajonale.

U tha se në takimin ruso-turk në Shën Petersburg u bisedua gjithashtu edhe mbi çështje të mbrojtjes dhe mbi çeshtje europiane, por nuk u dha ndonjë hollësi se cila mund të ketë qenë përmbajtja e bisedimeve mbi këto çështje.

Nuk ka asgjë sekrete rreth ambicieve të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit se duan që me çdo mjet të rivendosin influencën e tyre, sidomos në në vendet e Ballkanit Perëndimor.  Turqia përpiqet të rivendosë “madhështinë” osmane në vendet me shumicë myslimane si në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë, ndërkohë që Rusia nga ana e saj ka vazhduar të përkrahë politikisht dhe ekonomikisht Serbinë dhe serbët e Bosnjës.  Me përpjekjet e tyre diplomatike, si Rusia ashtu edhe Turqia, po përpiqen ta paraqesin veten para udhëheqsve politikë të rajonit të Ballkanit, si partnerë të pazëvendsueshëm ekonomikë dhe gjeopolitikë në përgjithsi.  Kjo është e qartë nga politika e këtyre dy vendeve ndaj Ballkanit Perëndimor gjatë viteve të fundit.  Sidomos kohët e fundit vihet re një rritje e aktiviteteve të ambasadave ruse dhe turke në Shqipëri dhe në Kosovë, të cilat duket se kanë bërë përpjekje të dukshme për të rritur nivelin e propagandës së tyre në krahasim me të kaluarën, në orvatje që duke angazhuar dhe duke siguruar mbështetjen e politikanëve, të influencojnë jo vetëm politikën por edhe median vendase, në një nivel të pa parë deri tani.

Ndërkaq, mbetet për tu parë nëse takimi Erdogan-Putin në Shën Petersburg të martën që kaloi, ishte një manovër e përkohshme politike e dy udhëheqsve apo një partneritet strategjik afatgjatë midis dy vendeve të tyre.  Por një gjë është e sigurt. Rivaliteti historik midis Rusisë dhe Turqisë në rajonin e Ballkanit Përendimor — pa marrë parasyshë nëse u arrijtë gjë ose jo në takimin Putin-Erdogan — do të mbetet siç ka qenë gjithmonë historikisht. Është në dorë, sidomos të dy shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) që të zgjedhin alternativat: Përendimin apo politikat autoritare të Erdoganit e Putinit.

Si me të gjitha kombet e tjera, Shqiptarët kanë nevojë për marrëdhënie të mira të një respekti të pëbashkët me popullin turk dhe me popullin rus, por jo me carët dhe sulltanët modernë të cilët kanë kërkuar haptas rishkimin e historisë dhe të cilët kanë venë në pikëpyetje madje edhe identitetin kombëtar të shqiptarëve. Gjatë historisë, carëve dhe sulltanëve, shqiptarët ua kanë ngrënë çorbën, duke u parë sherrin me pasoja katastrofike, të cilat shihen kudo edhe sot nëpër trojet e përçara dhe të ndara shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …