Burim Ramadani

Burim Ramadani: Rreziku nga Serbia nuk duhet minimizuar, nevojitet rivendosje e partneritetit me SHBA-në

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të thirrur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku u ngritën akuza për ndërhyrjet e Serbisë në formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë. Ramadani ka pranuar se rreziku i sigurisë kombëtare nga Serbia nuk duhet minimizuar, duke theksuar se është e domosdoshme që shumica shqiptare, e mbështetur nga qytetarët për të ndryshuar udhëheqjen shtetërore, të ndërtojë një platformë të përbashkët. Ai ka apeluar gjithashtu për rivendosjen e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke nënvizuar rëndësinë e bashkërendimit urgjent në këto çështje për të garantuar stabilitetin e Kosovës. Ramadani theksoi se siguria është një çështje kritike për të cilën duhet të veprohet menjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …