U mbajt takimi i rregullt javor i sigurisë

“Fluksi i madh i automjeteve në trafik ka bërë që numri i aksidenteve të rritët në Komunën e Suharekës, të cilat kanë ndodhur gjatë javës që lamë pas, por që fatmirësisht ishin vetëm  me dëme materiale dhe pa fatalitet” u tha në takimin e sotëm javor të sigurisë. Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi ka theksuar gjithashtu se gjatë javës kanë ndodhur edhe këto raste: 2 kanosje, 1 kallzim penal, një tentim vrasje ku ka pasur shkrepje të armëve dhe shkretim i pyjeve. Ndërsa nënkryetari i komunës Rexhep Kuçi ka bërë të ditur aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, si  vizita e zv.ministrit të arsimit z. Agim Bërdynaj i cili ka takuar kryetarin Asllanaj, pastaj për debatin publik me qytetarë për planifikimin e buxhetit  për vitin 2017 dhe  Listën e projekteve kapitale për 2017 si dhe ka paralajmëruar për takimet tjera që do të mbahen me drejtori të ndryshme në hartimin e projektbuxhetit për secilën drejtori.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …