Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: Kontributi për shtetin dhe territorin është më i madh se çdo post partiak apo shtetëror

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Pak ka raste në politikë kur deputeti mund ta dëshmojë kontributin për shtetin. Demarkacioni është një prej këtyre çështjeve. Kontributi për partinë nuk i afrohet as për së afërmi kontributit për shtetin e kombin. Andaj të gjithë ata që kërcënohen me largim nga partia ta dinë se kjo është asgjë në krahasim me mbrojtjen që mund të ja bëjnë interesave të shtetit. Pozitat e partitë vijnë e shkojnë, e shteti do të mbetet”, ka shkruar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …