MIT KS
Fillimi / Institucionet / Komuna zbaton penalltitë për pesë operatorë

Komuna zbaton penalltitë për pesë operatorë

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizimit, gjatë kësaj jave ka zbatuar të ashtuquajturat “penallti” për së paku pesë operatorë, të cilët nuk i kanë respektuar planet dinamike në kryerjen e punimeve, gjatë realizimit të projekteve. Kështu ka bërë të ditur sot drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kërkoi nga drejtoritë, që të jenë shumë aktiv në realizimin e projekteve që janë duke u realizuar gjatë këtij viti, duke kërkuar, që mos të shkaktohen vonesa në implementim e tyre.

Lidhur me këtë çështje, drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ka thënë se “drejtoria e urbanizmit ka gjobitur së paku pesë operator të ndryshëm, të cilët nuk i kanë zbatuar planet dinamike, gjatë realizimit të projekteve”. Po ashtu Morina, ka paralajmëruar të gjithë operatorët, që i neglizhojnë kryerjen e punimeve, se i pret e njëjta masë, dhe nëse edhe pas këtyre “penalltive”, nuk i realizojnë ato, atëherë do të vazhdohet me masat tjera ligjore, deri në shkëputje të kontratave.

Drejtori Morina, këtë paralajmërim për zbatimin e “penalltive”, e ka bërë në fillim të marrjes së detyrës për drejtimin e Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, më 22 shkurt 2016, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

KKMSH: Vetëm dje në komunën e Vitisë janë lëshuar 100 fletëparaqitje për ata që nuk respektuan masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i komunës së Vitisë, në mbledhjen e rregullt të ...