Hashim Thaçit e Kadri Veselit u vazhdohet paraburgimi për dy muaj nga Gjykata Speciale

Gjykata e  Hagës ka vendosur më 11 prill 2025 të vazhdojnë masën e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit edhe për dy muaj. Vendimi është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Sipas gjykatës, ndonëse nuk ka të dhëna të mjaftueshme për rrezik arratisjeje, ekziston frika se të akuzuarit mund të ndikojnë në dëshmitarë ose në persona që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së. Prokuroria ka theksuar se këto rreziqe mund të menaxhohen vetëm përmes paraburgimit. Paneli gjykues është pajtuar me këtë vlerësim, duke e konsideruar paraburgimin si mjetin më efektiv për të ruajtur integritetin e procedurës. Më 10 prill, Thaçit i ishte vazhduar paraburgimi edhe në rastin për pengim të drejtësisë. Aktakuza ndaj tij, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfshin dhjetë pika për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet fillestare në nëntor 2020. Gjykimi ndaj tyre vazhdon në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri …