Edi Rama: Hekurudha “Kuq e Zi” pjesë e vizionit “Shqipëria 2030”, jo e agjendës zgjedhore

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekti i hekurudhës “Kuq e Zi”, që pritet të lidhë Durrësin me Prishtinën përmes Shkodrës dhe Gjakovës, nuk është i motivuar nga zgjedhjet, por është pjesë e strategjisë afatgjatë “Shqipëria 2030”. Ai theksoi se traseja më e mirë është tashmë e përcaktuar dhe se kostoja do të dalë nga një studim i detajuar teknik me mbështetjen e Fondit Evropian të Investimeve. Rama nënvizoi se financimi është çelësi për realizimin e këtij projekti madhor. Ai përmendi gjithashtu disa projekte hekurudhore që janë në zhvillim, si Tiranë–Rinas–Durrës, që po përfundon, dhe Durrës–Hani i Hotit, që nis brenda vitit. Rrogozhinë–Pogradec dhe Durrës–Rrogozhinë janë në fazën e projektimit, ndërsa Korridori 8 hekurudhor do të pasojë. Sipas Ramës, Shqipëria është tani pjesë e tryezave të mëdha të investimeve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …