Kadaj-Bujupi: Të gjitha ato që premtoi Veseli, i pati premtuar Thaçi në 2007-n

Donikë Kadaj-Bujupi: Demarkacioni rrezikon humbjen e territorit të shtetit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi thotë se me vetë faktin që Demarkacioni rrezikon humbjen e territorit të shtetit, nuk mund të ketë prioritet tjetër në agjendën e Kuvendit të Kosovës. Prandaj, thotë ajo edhe angazhimet e deputetëve të opozitës janë të fuqishme për të kundërshtuar jo vetëm demarkacionin, por edhe themelimin e paralajmëruar të asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë. “Bëhet fjalë për një gabim, për një përpjekje për të legjitimuar një proces, i cili Kosovës i rrezikon integritetin territorial. Kjo është arsyeja pse është një ndër prioritet më të mëdha dhe kështu duhet të jetë, sepse bëhet fjalë për territorin e vendit, i cili nëse jepet tani më nuk do të kthehet asnjëherë, qysh ka ndodhur edhe në të kaluarën”, ka theksuar Kadaj Bujupi, për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …