Forcat ajrore gjermane po përgatiten të modifikojnë disa nga avionët e tyre që mbajnë bomba atomike

Forcat ajrore gjermane po përgatiten të modifikojnë disa nga avionët e tyre luftarakë “Tornado” në mënyrë që të mbajnë bomba atomike të avancuara. E gjitha kjo bëhet në kuadër të planit të Uashingtonit për të modernizuar arsenalin e tij bërthamor në Gjermani, raportojnë mediat gjermane. Gazeta “Der Spiegel” njofton se presidenti Barack Obama ka aprovuar fazën e fundit të zhvillimit të modelit të ri të bombës atomike B61-12, prodhimi i të cilës do të nisë intensivisht duke filluar nga viti 2020.  Më pas, Uashingtoni zyrtar synon t’i vendosë bombat në bazën ajrore Byhel, në rajonin perëndimor të Ajfelit, në Gjermani.  Ekspertët vlerësojnë se 10 deri në 20 koka bërthamore të mbetura që nga Lufta e Ftohtë ndodhen aktualisht të magazinuara në bazën në fjalë, me avionët “Tornado” që janë të gatshëm të pajisen me to në rast nevoje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …