LDK refuzon të mbështesë Albulena Haxhiun për kryetare Kuvendi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Kjo nënkupton se vota e LDK-së do të jetë kundër, duke e komplikuar edhe më tej situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve. Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, theksoi se përgjegjësia për të siguruar votat për formimin e institucioneve bie mbi partinë fituese, LVV-në. Sipas tij, vonesat po dëmtojnë vendin dhe tregojnë një qasje jo serioze ndaj qytetarëve dhe shtetit. Sigurimi i votave për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit është obligim i partisë fituese, Vetëvendosjes. Vonimi i themelimit të institucioneve është i dëmshëm për vendin dhe tregon qasje jo serioze ndaj qytetarëve”, deklaroi Hyseni. Ai shtoi se LDK është e gatshme për të gjitha skenarët, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, nëse situata nuk zgjidhet. “Zgjidhja e këtij ngërçi duhet të bëhet nga ata që e kanë shkaktuar”, theksoi ai, duke i bërë thirrje LVV-së që të ofrojë një zgjidhje konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …