Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën në takim z. Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, z. Gelsi Skrapalliu, komandant i kontingjentit të dytë, znj. Glodiana Zeqo, asistente ushtarake e zv. komandantit, si dhe znj. Leonora Shahu, administratore.

Gjatë këtij takimi diskutuan rreth çështjeve aktuale që ndërlidhen me sigurinë dhe zhvillimet në Komunën e Deçanit. Vlerësuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe rolin konstruktiv të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në komunën tonë.

Kryetari Ramosaj i falënderoj përfaqësuesit e komandës rajonale perëndimore për bashkëpunimin korrekt dhe përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të sigurisë së qytetarëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skënderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën kryesimin e kryesueses Adelina Spahiu, dhe me pjesëmarrje të kryetarit …