Bllokada në Kuvendin e Kosovës vazhdon – pagat për deputetët ngjallin debat

Kanë kaluar gati tre muaj nga dita e zgjedhjeve më 9 shkurt, por Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Përkundër dhjetë tentativave, deputetët nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin e Kuvendit. Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka dështuar gjashtë herë në votim, ndërkohë që partitë opozitare kërkojnë një emër më përfaqësues, duke e cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse. Në këtë situatë të bllokadës institucionale, janë ngritur debate për pagesat e deputetëve. Kuvendi ka konfirmuar se deputetëve u janë ekzekutuar pagat sipas ligjit, përfshirë edhe ata që nuk kanë qenë pjesë e legjislaturës së kaluar, ndërsa mëditje shtesë për seanca të dështuara nuk janë paguar. Ekspertët nga shoqëria civile, si Eugen Cakolli nga KDI, e kanë kritikuar këtë praktikë, duke e quajtur tallje me qytetarët dhe me vetë institucionin e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova bie në Indeksin Global të Paqes 2025 – përkeqësim me tre pozita

Instituti prestigjioz “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” ka publikuar më 19 qershor Indeksin Global të …