Dështimi i 16-të për konstituimin e kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish të shtunën, më 17 maj 2025, në një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas 16 tentativave të pasuksesshme. Seanca e radhës është caktuar të nisë në ora 10:30. Ky zhvillim vjen pas dështimit të seancës së sotme, ku përplasjet ndërmjet partive politike, veçanërisht rreth kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, vijojnë të mbajnë institucionin në ngërç. Me këtë, përpjekja e së shtunës do të shënojë tentativën e 17-të, ndërsa zgjidhja e krizës mbetet e pasigurt, për shkak të mungesës së marrëveshjeve ndërpartiake dhe të mbështetjes së nevojshme parlamentare për ndonjë kandidat konsensual.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kërkon hetim për incizimin në kampin e Njësisë Speciale në Vrellë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar hetim të menjëhershëm lidhur me incizimet e publikuara …