Sot, kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë vizitoj nga afër punimet që po zhvillohen për rregullimin e rrugëve në fshatrat Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët. Këto investime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të komunës për përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizje dhe zhvillim ekonomik për banorët lokal.
Kryetari Ramosaj ka deklaruar se është i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe i vendosur që çdo projekt të realizohet me përkushtim dhe cilësi. Banorët e këtyre fshatrave meritojnë shërbime dhe rrugë të denja dhe komuna do të vazhdojmë të punoj me përkushtim për ta bërë këtë realitet në çdo cep të komunës së Deçanit ka thënë ai.