MSc. Adem LUSHAJ: 24 Marsi – Ditë e qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Adem Lushaj: Komuna e Deçanit, model i tolerancës dhe respektimit të lirive fetare

Reagim ndaj pretendimeve për ekzistencë të ekstremizmit fetar në Komunën e Deçanit
Komuna e Deçanit, model i tolerancës dhe respektimit të lirive fetare
“Shoqata e Intelektualëve të Pavarur” në Deçan ka ndjekur me shqetësim disa deklarime publike që aludojnë për praninë e ekstremizmit fetar, e në veçanti të atij islamik, në Komunën e Deçanit. Dëshirojmë të theksojmë qartë se Komuna e Deçanit ka qenë gjithmonë shembull i tolerancës ndërfetare dhe ndërnjerëzore, duke promovuar respektin për të drejtat e njeriut dhe liritë fetare. Këto pretendime të fundit i konsiderojmë të pamatura dhe të pabazuara, me rrezik për të cenuar harmoninë e ndërtuar ndër vite në këtë komunitet.
“Shoqata e Intelektualëve të Pavarur” që nga themelimi ka qenë në vijimësi kundër çdo forme të ekstremizmit: fetar, politik apo shoqëror. Këtë angazhim e kemi dëshmuar përmes organizimit të debateve publike me tema të ndryshme, përfshirë edhe ato që lidhen me sigurinë lokale dhe atë në nivel shtetëror. Në tryeza të debateve ku ishte diskutuar edhe për ekstremizmin fetar, ishin pjesëmarrës krerë të institucioneve me përgjegjësi për sigurinë në vend, vendorë e ndërkombëtarë.
U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve dhe individëve që të tregojnë kujdes në deklarimet publike, të shmangin paragjykimet dhe të kontribuojnë në ruajtjen e bashkëjetesës dhe paqes në komunën tonë.
Me respekt,
Adem Lushaj
Drejtor Ekzekutiv
“Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”
Deçan, 15 maj 2025

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI shpreh zhgënjimin e thellë për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga pozitat e rëndësishme shtetërore

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë që as Qeveria, as Presidentja, e as …