leoni

Më 2 qershor në Hagë pritet beteja vendimtare: A do të hidhet poshtë aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve?

Procesi gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në një fazë kyçe, ndërsa Trupi Gjykues në Gjykatën e Hagës ka caktuar datën 2 qershor si afatin përfundimtar për dorëzimin e mocioneve për hedhjen poshtë të aktakuzës ose disa pikave të saj. Ky afat mund të rezultojë vendimtar për fatin e Hashim Thaçit dhe bashkë të akuzuarve, pasi nëse Gjykata vlerëson se Prokuroria nuk ka ofruar prova të mjaftueshme, aktakuza mund të bjerë në tërësi ose pjesërisht. Për shkak të protestave të veteranëve të UÇK-së, konferenca e planifikuar për media nga kryetarja, Ekaterina Trendafilova, u anulua. Megjithatë, interesimi mbetet i lartë, pasi gjykimi është në një moment të ndjeshëm dhe të rëndësishëm. Mbrojtja e Thaçit ka paralajmëruar se do të ftojë deri në 10 dëshmitarë, ndërsa mbrojtësi i viktimave pritet të paraqesë nga 2 deri në 4 dëshmitarë. Ky i fundit duhet të dorëzojë listën e dëshmitarëve deri më 28 maj. sDeri më 2 qershor, sytë do të jenë drejt Hagës – aty ku pritet një ndër vendimet më të rëndësishme për drejtësinë dhe të ardhmen politike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ursula von der Leyen: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kriteret, BE tash ti përmbush premtimet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët të Evropës

Në një deklaratë me tone historike dhe gjeopolitike, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der …