956 Fermerë Aplikues për Subvencione – Numër Rekord! 

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Deçanit ka njoftuar se ka përfunduar afati për aplikim për subvencione/pagesa direkte, me ç’rast falë punës së madhe dhe përpjekjeve të përbashkëta është arritur numër rekord prej 956 fermerëve aplikues.

Ky numër aplikimesh dhe ky aktivitet bujqësor janë tregues i qartë i një potenciali zhvillimor që çdo ditë e më shumë po shpërfaqet në komunën e Deçanit. Drejtori Rifat Stojkaj me këtë rast falënderoj dhe përgëzoj fermerët për punën e shkëlqyer si dhe zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë që tejkaluan vetveten me angazhim dhe punë gjatë gjithë sezonit të aplikimeve duke shtuar se si Drejtori do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithë fermerëve të komunës së Deçanit dhe të jetësojnë ditë për ditë programin transformues e zhvillimor të Kryetarit të komunës, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjën e pestë për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për …