leoni

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës kërkojnë veprim konkret nga Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ai i Francës, Olivier Guerot, kanë theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së hapave konkretë nga ana e Kosovës për të avancuar në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në një deklaratë të përbashkët ata e kanë lidhur këtë proces me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ambasadori Rohde kujtoi se qëndrimi i Berlinit dhe Parisit është bërë i qartë që në vitin e kaluar përmes një letre të përbashkët nga presidenti Macron, kancelari Scholz dhe kryeministrja Meloni. Ai theksoi se “topi është në fushën e Kosovës” dhe se pa këtë hap nuk mund të ketë progres në drejtim të anëtarësimit në institucionin evropian. Nga ana tjetër, ambasadori Guerot nënvizoi se qëndrimi i Francës është i njëjtë me atë të Gjermanisë, duke siguruar se Asociacioni nuk përbën rrezik për sovranitetin e Kosovës. Ai shpjegoi se draft-statuti i propozuar nga BE-ja nuk parashikon kompetenca të ngjashme me ato të entitetit serb në Bosnje, dhe se ai do të funksionojë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen viziton SHBA-në, pa informim zyrtar për takimet

Pas gati gjashtë muajsh në detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter …