GAP: Masat ndëshkuese të BE-së i kushtuan Kosovës mbi 613 milionë euro humbje zhvillimore

Instituti GAP ka publikuar një raport ku thekson se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të vendosura që nga qershori i vitit 2023, i kanë shkaktuar vendit një dëm financiar prej mbi 613 milionë euro. Këto masa kanë rezultuar në pezullim ose shtyrje afatgjatë të projekteve të financuara nga BE, ku 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht për shkak të skadimit të afateve ligjore për implementim. Sipas raportit, më së shumti janë prekur projektet në sektorin e mjedisit (350.7 milionë euro), energjisë (114.4 milionë), digjitalizimit (57 milionë) dhe kulturës (15 milionë). Nga totali, 218 milionë euro vijnë nga fondet IPA, ndërsa 395.5 milionë euro nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor. GAP vlerëson se ndërprerja e mbështetjes financiare dhe ndërprerja e punës në kuadër të MSA-së kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik dhe perspektivën integruese të Kosovës. Për heqjen e masave kërkohet konsensus i plotë nga vendet anëtare të BE-së, çka deri më tani nuk është arritur.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia ka vendosur 70% të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar për një situatë të rrezikshme sigurie, …