Përurohen shtatë vepra të reja letrare dhe historike të autorit Ramadan Krasniqi

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po vazhdojnë aktivitetet për shënimin e 16 qershorit – Ditës së çlirimit dhe të dëshmorëve të komunës së Malishevës dhe të kombit shqiptar të UÇK-së.

Në një ngjarje të veçantë kulturore, u bë përurimi i shtatë veprave të reja letrare dhe historike të autorit të njohur Ramadan Krasniqi. Aktiviteti u mbajt në ambientet e Kuvendit Komunal në Malishevë, në prani të dashamirëve të librit, studiuesve, arsimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale. Organizimi ishte nga Shoqata për Kulturë dhe Letërsi (SHKL) “Tafil Kelmendi”.

Takimin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i cili vlerësoi kontributin e autorit Krasniqi në ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë sonë kulturore, historike dhe letrare. “Veprat e z. Krasniqi janë dëshmi e një përkushtimi të vazhdueshëm për të ruajtur historinë dhe për të edukuar brezat e rinj përmes fjalës së shkruar,” u shpreh kryetari Kastrati.

Gjatë përurimit, u prezantuan temat dhe përmbajtjet e veprave të reja, që trajtojnë motive kombëtare, figura të shquara historike dhe ngjarje me rëndësi për popullin shqiptar.

Për këto vepra folën recenzentet e veprave.

Ngjarja u përmbyll me diskutime dhe vlerësime nga të pranishmit, të cilët e konsideruan autorin Ramadan Krasniqi një zë të rëndësishëm në letrat dhe historinë bashkëkohore shqiptare. Edhe autori falënderoj të pranishmit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takim Prof. Dr. sc. Sali Aliu

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu priti në takim Prof. Dr. sc. Sali …