Tre kongresistë amerikanë i bashkohen Caucus-it Shqiptar

Grupi për Çështjet Shqiptare në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i njohur si “Caucus-i Shqiptar”, është zgjeruar me tre anëtarë të rinj. Kongresmeni republikan Pete Sessions, si dhe kongresistet demokrate Lori Trahan dhe Delia Ramirez, janë bashkuar zyrtarisht me këtë grup ndërpartiak që mbështet interesat e shqiptarëve në SHBA dhe në Ballkan.Lajmi u bë i ditur nga organizata “Albanians for America” (AFA), e cila përmes një njoftimi falënderoi kongresmenët për angazhimin e tyre dhe vlerësoi rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Kongresmeni Pete Sessions deklaroi përkushtimin e tij për të mbështetur komunitetin shqiptar dhe vuri në pah rëndësinë e diplomacisë amerikane në rajonin e Ballkanit. Ai gjithashtu përgëzoi përfaqësuesit e AFA-së, Gino Mulliqi dhe Doc Vranici, për punën e tyre të palodhshme në Uashington. Ndërkohë, kongresistja Lori Trahan nga Massachusetts dhe Delia Ramirez nga Illinois u cilësuan si zëra të rinj dhe të rëndësishëm për kauzën shqiptare në Capitol Hill, duke sjellë përvojë dhe përfaqësim të zgjeruar për komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

FSK rreshton kuadratet në Kazermën “Adem Jashari” për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës do të …