Tamar Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e sigurt, nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë

Në sfondin e tensioneve të rritura pas nisjes së operacionit ajror të Izraelit ndaj Iranit, Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se nuk sheh ndonjë kërcënim specifik ndaj Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Ziv theksoi se Ambasada është e mbrojtur në mënyrë të barabartë me të gjitha objektet zyrtare të shtetit izraelit dhe selitë diplomatike të huaja, përfshirë Ambasadën Amerikane. “Ambasada e Kosovës është nën të njëjtin nivel sigurie si zyrat e tjera qeveritare dhe diplomatike në Jerusalem. Nuk ka kërcënim të identifikuar ndaj saj,” – u shpreh Ziv. Ajo njoftoi gjithashtu se qytetarët kosovarë që banojnë në Izrael janë të qetë dhe nuk kanë plane për t’u larguar. “Kam folur me disa prej tyre dhe të gjithë më konfirmuan se do të qëndrojnë në Izrael,” – tha ajo. Për ata që duan të largohen, Ambasada e Kosovës po ofron mbështetje dhe informacion të nevojshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, …