Serwer

Daniel Serwer kritikon Trumpin: Ndarja e Kosovës është ide e rrezikshme, dialogu teknik solli më shumë rezultat

Profesori amerikan Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-presidentit Donald Trump, i cili pretendoi se kishte ndalur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Serwer, kjo është një gënjeshtër dhe çdo përpjekje e re nga Trump, siç shprehet ai, “mund të sjellë më shumë dëm se dobi”. “Ballkani u trazua vetëm pse Trump e përmendi. Ai dhe këshilltari i tij Ric Grenell synojnë ndarjen e Kosovës përmes shkëmbimit territorial – një ide e rrezikshme dhe e papranueshme,” – ka shkruar Serwer. Ai e akuzoi Trumpin dhe Grenellin si mbështetës të ideve nacionaliste etnike dhe paralajmëroi se një ndarje e tillë nuk do të pranohej as nga Serbia, pasi Beogradi nuk dëshiron të heqë dorë nga jugu i saj strategjik. Serwer theksoi se zgjidhjet reale ndodhen në nivel teknik dhe lokal, jo në përpjekje për marrëveshje politike që nuk respektohen. “Dialogu politik që nga viti 2013 ka prodhuar shumë pak, ndërsa ai teknik ka dhënë rezultate të prekshme: njohja e dokumenteve, kodi telefonik, marrëveshjet për energjinë dhe kontrollin kufitar,” – shkruan Serwer. Ai thotë se Kosova dhe Serbia tani e njohin mirë njëra-tjetrën dhe mund të vazhdojnë dialogun teknik edhe pa ndërmjetësimin e BE-së, nëse ekziston vullneti politik. Lidhur me të ardhmen e Serbisë në BE, Serwer sugjeron që Beogradi të zbatojë në heshtje marrëveshjen e vitit 2023 dhe aneksin e saj, pavarësisht se presidenti Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë, përfundoi Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, …