Veseli: Ideali i Azemit me bashkëluftëtarë u bart në breza deri në arritjen e lirisë

Veseli: Ideali i Azemit me bashkëluftëtarë u bart në breza deri në arritjen e lirisë

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ishte i pranishëm  në ceremoninë e rivarrimit eshtrave  të familjarëve të Azem Bejtës, në fshatin e lindjes së heroit kombëtar, Azem Bejta, në Galicë të Drenicës. Ai  foli për rrethanat historike të asaj kohe, të rënda dhe me shumë sakrifica. “Po bëhen gati 100 vite kur ne ende po i bashkojmë plagët tona. Serbia i vrau ata, por jo edhe idealin e tyre i, cili u bart në breza deri në arritjen e lirisë”, tha Veseli. Ai vuri në pah se Azem Bejta dhe Hasan Prishtina hapën shtigjet nëpër të cilat ecën të gjitha gjeneratat e rezistencës së mëpastajshme: Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij, Adem Demaçi dhe lëvizja ilegale, Lëvizjet studentore, aktivistët e rezistencës paqësore dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Krye parlamentari bëri apel publik që së shpejti, pranë varrit të Azem Bejtës të sillen edhe eshtrat e Shotë Galicës që aktualisht ndodhen në Fushë Krujë të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …