Zgjedhjet lokale do të kushtojnë miliona euro

Zgjedhjet e rregullta lokale do t’i kushtojnë vendit tonë miliona euro. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se vetëm për dy rundet e zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar të shpenzojë rreth 2.5 milionë euro vetëm për operacionin e votimit me postë dhe tërheqjen e dërgesave postare. Ai ka shtuar më tutje se vetëm pas procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, KQZ-ja do të ketë një pasqyrë më të qartë për këtë kosto. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit, mund të votojnë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, nëse aplikojnë dhe regjistrohen suksesshëm për votim jashtë Kosovës. Periudha e regjistrimit do të zgjasë 38 ditë (23 korrik – 29 gusht 2025) dhe gjatë kësaj kohe të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Përkrahim qëndrimin e ShBA-ve dhe BE-së rreth programit të Iranit për armë nukleare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se përkrah qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të …