leoni

Ali Ahmeti uron rizgjedhjen e Memli Krasniqit: Kosova është zemër, kujtim dhe përmbushje e ëndrrave shumëgjeneratëshe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar Memli Krasniqin për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar këtë proces si dëshmi e pjekurisë politike dhe vlerave demokratike të kësaj force politike. Ahmeti ka vlerësuar përkushtimin dhe guximin e Krasniqit për të udhëhequr partinë në kohë sfiduese dhe ka kujtuar me respekt themeluesit dhe ish-udhëheqësit historikë të PDK-së, duke theksuar se ata do të kthehen fitimtarë. “E vlerësoj lart guximin dhe përkushtimin tënd për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese, duke qëndruar i përkushtuar ndaj rrugës së drejtë që trasuan themeluesit dhe udhëheqësit historikë të kësaj partie, të cilët i presim të kthehen fitimtarë. Kosova ka nevojë për zërin, urtësinë dhe përvojën e tyre,” shkroi Ahmeti.  “Do të më kesh gjithmonë mua dhe Bashkimin Demokratik për Integrim si partnerë të përkushtuar për bashkëpunim të ndershëm dhe të frytshëm, sepse Kosova për ne nuk është vetëm tokë e një shteti të ri, por është zemër, është kujtim dhe është përmbushje e ëndrrave shumëgjeneratëshe,” përfundoi Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Kurti gjithë jetën kundër Amerikës, sot thotë “partneri ynë”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të …