Ramush Haradinaj: Më 24 mars u ndal një regjim gjenocidal — sot mbështesim sulmet ndaj kapaciteteve bërthamore të Iranit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur SHBA dhe aleatët e saj nisën fushatën ajrore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke e cilësuar si një akt vendimtar që ndaloi gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Haradinaj theksoi se regjimi i Millosheviqit në atë kohë kishte përkrahjen e disa regjimeve shtetërore, përfshirë edhe regjimin iranian, në përpjekjet e tij për spastrim etnik në Kosovë. “Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë”, ka deklaruar Haradinaj. Duke komentuar zhvillimet e sotme globale, Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për ndërhyrjet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe ka lavdëruar angazhimin e Presidentit Donald Trump dhe të Shteteve të Bashkuara për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. “Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë”, ka përfunduar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Pamjet që po qarkullojnë nga KEK-u dëshmojnë për degradimin institucional të një sektori jetik

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë …