Avni Arifi: Lëshimi i “Kosovës A” pa filtra të ajrit është krim – Qeveria po fsheh kolapsin e KEK-ut

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për të vënë në funksion bllokun e termocentralit “Kosova A” pa filtra të ajrit, duke e cilësuar këtë veprim si të rrezikshëm dhe kriminal. Arifi ka kërkuar përgjegjësi penale për ata që kanë dhënë leje për operimin e këtij blloku pa sisteme funksionale të filtrimit. Sipas tij, një veprim i tillë përbën kërcënim serioz për shëndetin publik. “Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i ‘Kosovës A’ pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu”, ka shkruar Arifi. Ai akuzoi qeverinë për përpjekje të qëllimshme për të fshehur gjendjen e rëndë në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke thënë se vendimet e fundit në sektorin e energjisë po shndërrohen në “krime të përditshme” ndaj qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …