Zyrtari i Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se porositë, të cilat ua ka dhënë autoriteteve të Prishtinës, Xho Bajden, lidhur me formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, janë trimëruese, për Serbinë. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Gjuriq ka theksuar se tashmë nga Prishtina priten më shumë vepra sesa fjalë, kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit. Mendoj që në periudhën e ardhshme, kjo është shumë e rëndësishme për drejtpeshimin e zbatimit të marrëveshjes dhe për përparimin e mëtejmë të normalizimit. Madje, mund të them se kushti, pa të cilin nuk mund të shënohet përparim i marrëdhënieve, është zbatimi i marrëveshjes për Bashkësinë e komunave serbe, ka theksuar Gjuriq, ndërkohë që disa zyrtarë në Prishtinë janë zotuar se nuk do të ketë AKS, pa largimin e strukturave paralele në Veriun e vendit, të cilin e mban të bllokuar Beogradi zyrtar.
