Kurti përjashton koalicionin me PDK-në: “Konsultohen me Thaçin e Veselin në Hagë, s’kanë një udhëheqës të vetëm”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar këtë subjekt si të paqëndrueshëm dhe pa një udhëheqje të qartë. Në një intervistë në Tëvë 1, Kurti tha se PDK-ja është e fragmentuar dhe se “ka katër apo pesë kryetarë”, ndërsa sipas tij, udhëheqësit aktualë vazhdojnë të marrin instruksione politike nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët ndodhen në Hagë tash e pesë vjet. “PDK nuk e di a i ka 4 apo 5 kryetarë, por jam i sigurt që nuk i ka 3, 2 e as 1. PDK, nga përvoja, është një shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara,” tha Kurti, duke përmendur deklaratat kontradiktore brenda partisë dhe tensionet mes figurave lokale si Ramiz Lladrovci dhe Sami Lushtaku. Ai shtoi se dy figurat kryesore të së kaluarës së kësaj partie, Thaçi e Veseli, vazhdojnë të ndikojnë në drejtimin politik të PDK-së përmes vizitave dhe komunikimeve nga Haga. “Janë dy ish-kryetarët në Hagë të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike,” u shpreh Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …