Çdo abuzim me ujin e pijshëm ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim përfaqësuesit e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini”, me të cilët u diskutua rreth shqetësimeve të qytetarëve për mungesën e ujit të pijshëm në disa zona të komunës sonë.

Në takim, kryetari Ramosaj theksoi domosdoshmërinë që kompania të ndërmarrë masa të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e keqpërdorimeve, duke qenë se çdo abuzim me ujin e pijshëm ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Edhe pse menaxhimi dhe shpërndarja e ujit të pijshëm është përgjegjësi e kompanisë “Hidrodrini”, komuna do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të kërkojë zgjidhje konkrete për këtë çështje me rëndësi jetike.

Kontrolloni gjithashtu

Sot u certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Malishevës

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor, mësimdhënësit dhe udhëheqësit e …