Shpresa Bajraktari: Lavdi të përjetshme datës historike të 10 Korrikut – krijimit të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare!

Në kulmin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër hordhive nazi-fashiste dhe bashkëpunëtorëve të tyre, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste me komandantin e lavdishëm Enver Hoxha (aleatë në frontin antifashist: SHBA, Anglia dhe Bashkimi Sovjetik), më 10 korrik 1943 u krijua Ushtria Nacionalçlirimtare dhe Shtabi i Përgjithshëm i saj, me në krye Enver Hoxhën.

Kjo ushtri u bë tmerr për armikun dhe shpresë për popullin, duke çuar pa diskutim në fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për çlirimin e vendit nga nazi-fashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre, drejt një Shqipërie të lirë dhe të pavarur.

Kjo përbën një datë të lavdishme, historike dhe heroike, për të cilën ndjehemi krenarë.

Në përbërje të kësaj ushtrie u përfshinë bijtë dhe bijat më të mira të popullit shqiptar, të cilët nuk kursyen as jetën për çlirimin e vendit.

Respekt dhe përulësi për gjithë plejadën e atyre bijve dhe bijave që shërbyen në Ushtrinë Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe më vonë në shndërrimin e saj në Ushtrinë Popullore, për mbrojtjen e fitoreve të arritura!

Rroftë 10 Korriku!
Lavdi Luftës Heroike Antifashiste Nacionalçlirimtare!
Lavdi komandantit strateg, të lavdishmit Enver Hoxha!

Shpresa Bajraktari

Kontrolloni gjithashtu

Babi, një vit pa Ty, një jetë me mall dhe frymëzim

BABI- Kaluan 366 ditë të mbushura me mungesën tënde të thellë, me mallin që nuk …