PDK akuzon Qeverinë Kurti për bllokim të buxhetit për zgjedhje: “Rrezikohet integriteti i votës”

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë, të udhëhequr nga Albin Kurti, për refuzimin e ndarjes së mjeteve shtesë të kërkuara nga KQZ për organizimin e zgjedhjeve lokale. Gashi ka theksuar se zvarritja në ndarjen e buxhetit nuk është një vonesë teknike, por një vendim politik me pasoja serioze për procesin zgjedhor. “Zgjedhjet nuk janë luks në një shtet demokratik – ato janë themeli i legjitimitetit. Në Kosovë, ky themel është sot në rrezik për shkak të ‘refuzimit’ të Qeverisë për të miratuar buxhetin shtesë të kërkuar nga KQZ për zgjedhjet lokale që janë shpallur para një muaji,” shkroi Gashi. Ai paralajmëroi se mungesa e buxhetit mund të cenojë integritetin e votës, të dëmtojë besueshmërinë e institucioneve dhe të ulë besimin e qytetarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. KQZ ka kërkuar zyrtarisht ndarjen e mjeteve për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale, por deri më tani nuk ka pasur miratim nga ekzekutivi.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer: Dialogu Kosovë–Serbi rrezikon kthimin në pikën zero, prioriteti duhet të jetë NATO

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe …