leoni

Serwer

Daniel Serwer: Dialogu Kosovë–Serbi rrezikon kthimin në pikën zero, prioriteti duhet të jetë NATO

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po rrezikon të kthehet në pikën zero, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët dhe klimës gjithnjë e më të tensionuar politike në të dy vendet.  Serwer u shpreh se pas më shumë se një dekade negociatash dhe marrëveshjesh të pjesshme, procesi është futur në një qorrsokak të thellë dhe aktualisht ka shumë pak gjasa për përparim të qëndrueshëm. “Normalizimi tashmë ka ngecur. Retorika nacionaliste nuk do të ndihmojë për ta rifilluar. Procesi ka dështuar deri tani. Por sigurisht ka hapësirë për rimëkëmbje – nëse Beogradi dhe Prishtina vendosin që ta bëjnë këtë,” tha Serwer, duke iu referuar edhe protestave të fundit në Serbi ku u dëgjuan mesazhe anti-Kosovë. Sipas tij, paaftësia për të formuar institucione funksionale në Kosovë dhe rritja e tensioneve të brendshme në Serbi, e bëjnë pothuajse të pamundur rifillimin e dialogut në muajt në vijim. Në këtë kontekst, ai sugjeron që për Kosovën prioriteti strategjik duhet të jetë anëtarësimi në NATO. “Dyshoj se ndonjëra palë është e interesuar. As Vuçiqi dhe as Kurti nuk po tregojnë gatishmëri, ndërkohë që Evropa dhe SHBA-ja janë të fokusuara në çështje të tjera,” shtoi Serwer. Eksperti amerikan ka theksuar se vetëm një vendim i guximshëm dhe i sinqertë politik nga të dyja qeveritë mund ta shpëtojë procesin nga kolapsi i plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Klase shkollore

Alarmon SBASHK: Po boshatisen shkollat, mësimdhënësit dhe nxënësit po emigrojnë drejt Evropës

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka ngritur …