Armend Zemaj: Kryesuesi i seancës është nën presion, ndonjëherë po na vjen keq për të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar rolin e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke thënë se ai është nën një presion të madh. Zemaj tha se Dehari shpeshherë duket më i stresuar se vetë deputetët që po përballen me ndërprerje të fjalës apo tension politik. “Kryesuesi i seancës duket që është në presion të madh dhe neve ndonjëherë po na vjen keq. Më i nervozuar ai, ose më i stresuar, duket ai sesa ne, ose mua që më ndërpritet fjala”, tha Zemaj. Ai theksoi se edhe Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë, ka përgjegjësi për të krijuar klimë bashkëpunimi dhe mirëbesimi për konstituimin e institucioneve. “Vetë Gjykata Kushtetuese e ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë duhet të krijojë mundësinë e konsensusit, bashkëpunimit, mirëbesimit. Çka ka më tepër sesa debate që e krijon një mirëbesim?”, shtoi Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …