leoni

Ambasadori Guerot në Ditën Kombëtare të Francës, bën thirrje për kompromis politik në Kosovë

Në kuadër të festimeve për Ditën Kombëtare të Francës, Ambasada franceze në Prishtinë ka pritur zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik dhe figura të njohura publike. Gjatë fjalës së tij, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, theksoi se: “Franca ka qenë, është dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës, në të gjithë diversitetin e saj dhe me të gjitha komunitetet që përbëjnë këtë shoqëri,” u shpreh ambasadori Guerot. Ai vuri në pah bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet e Kosovës, sidomos përmes projekteve të rëndësishme të Agjencisë Franceze për Zhvillim. Megjithatë, ambasadori shprehu shqetësim për bllokadën aktuale politike në vend, e cila, sipas tij, po pengon përparimin e këtyre projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendit. “Më lejoni që me respektin më të madh, t’u bëj thirrje të gjitha forcave politike kosovare, pa përjashtim, t’i inkurajoj ato të demonstrojnë një frymë kompromisi dhe të arrijnë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie të mbështetur nga ky Kuvend,” deklaroi ambasadori Guerot.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …